Sa më i suksesshëm, aq më pak miq

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Sa më i suksesshëm, aq më pak miq



Ndonjëherë, kur arrijmë të rregullojmë jetën tonë personale apo profesionale, kolegët e miqtë, madje edhe të afërmit, bëhen xhelozë sipas mënyrave të ndryshme. Dikush duke munguar në sukseset tona, duke mos na uruar e mbështetur e dikush tjetër, duke zgjedhur të luajë me dy fytyra: Duke uruar, “larë e shpëlarë” me komplimente dhe nga ana tjetër, fillon nën rrogoz të punojë kundër asaj gjësë së bukur që të ka ndodhur.

Disa njerëz kanë vështirësi të mëdha që ta mbështesin suksesin – kryesisht suksesin e të tjerëve. Shumë sipërmarrës të suksesshëm thonë se sa më shumë lartësohet suksesi i tyre, aq më pak miq kanë. Po, nga vjen kjo xhelozi, e cila na bën që të humbin miqtë tanë; dikush duke u larguar hapur e dikush në fshehtësi. Ja arsyet pse miku apo mikesha juaj, gati sa “nuk po ju han me sy”, ndaj shpërndajeni këtë artikull dhe jepjuani ta lexojnë: ta shuajnë pak përbindëshin me sy jeshilë: xhelozinë!

– Xhelozia mund të lindë nga konkurimi mes dy njerëzve (mes jush dhe personit me të cilin jeni në garë).

– Pasiguri me aftësitë personale dhe cili është pozicioni i mikut/mikeshës në jetë. Nëse dikush ndihet 100% i sigurtë për aftësitë e tij, ai apo ajo nuk do të ndihet kurrë xheloz.

– Të pasurit nevojë: Nëse dikush ka nevojë, do të ndihet gjithnjë e më shpesh xheloz kur një person pranë tij përjeton suksese të konsiderueshme financiare.

– Thjesht, sepse është një person i lig dhe i papërmbushur dhe xhelozia i është bërë ves dhe e pamenaxhueshme…


Xhelozia është një emocion normal që gjithkush përjeton, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të kthehet në pakënaqësi dhe hidhërim. Prandaj është krejtësisht normale të ndjesh pak zili nga koha në kohë, për aq kohë sa jeni sinqerisht të lumtur për arritjet e mikut tuaj. Por nëse ndiheni ziliqarë që e shoqëroni me thashetheme apo pengesa që dëmtojnë mikun apo mikeshën tuaj, jeni në rrugën e gabuar.


Xhelozi, do të thotë se keni vlerësim të ulët për veten dhe mund të nxiteni të flisni keq për personin e suksesshëm, qoftë duke biseduar në person, ose më keq: prapa krahëve. Kështu që në vend që të ndiheni xhelozë, mos e humbisni këtë mundësi për t’i kthyer këto emocione negative në pozitive, duke bërë që të frymëzoheni nga miku juaj i suksesshëm, dhe shihni se çfarë mund të përfitoni prej tij. Jini krenarë për miqtë tuaj, dhe mos u përpiqni ta përdorni suksesin e tyre si justifikim për mungesën e suksesit tuaj.



Si t’u rekomandoni miqve të mirë, që të menaxhojnë xhelozinë për sukses…?


Mos e krahasoni veten me miqtë tuaj!
Kjo përfshin të krahasosh asetet, arritjet dhe paraqitjen. Nëse e bëni këtë, atëherë duhet të ndaloni sepse kjo dë t’ju bëjë edhe më të pasigurtë dhe xheloz. Mësohuni të kënaqeni me jetën dhe çfarë keni. Nuk e dini se çfarë ka kaluar miku juaj për të arritur suksesin. Duhet të mbani mend gjithmonë se bari nuk është gjithmonë jeshil nga ana tjetër.


Pranojeni që po bëheni xhelozë!
ثshtë e rëndësishme të jeni të ndershëm me veten. Ndonjëherë urrejmë të pranojnë që jemi xhelozë për miqtë tanë, por përpara se ta zgjidhim problemin, duhet të pranoni se ekziston. Derisa ta pranoni se po ushqeni ndjenja xhelozie për mikun tuaj, asgjë nuk mund t’ju ndalë që ta tejkaloni. Kështu që pyeteni veten, doni vërtetë të pozicionoheni në vendin e tij apo asaj? Apo të keni diçka që ata kanë?


Përpiquni të fokusoheni tek miqësia!
Ndonjëherë të qenit xhelozë, mund të minojë miqësinë. Përpiquni të kujtoni përse e zgjodhët këtë person si mik. اfarë humori kanë, ndershmërie; keni të njëjtën shije në muzikë. Gjërat kanë ndryshuar, por thellë në veten e tyre, ata janë të njëjtët persona.


Mendoni për cilësitë që iu kanë bër bashkë. Shihni brenda vetes, ndonjëherë xhelozia vjen nga pasiguritë tuaja.
Thojini vetes suaj që jeni unikë dhe po aq të mirë sa personi tjetër. Ndihuni rehat dhe me besim në vetvete, njihni dhe vlerësoni aftësitë tuaja, sepse nëse nuk i vlerësoni vetë aftësitë tuaja, asnjëri tjetër nuk mund ta bëjë dhe si rezultat do përfundoni duke krahasuar veten me të tjerët. Kini parasysh se suksesi nuk është një resurs i limituar që mund të shterohet për shkak të suksesit të të tjerëve.


Kujdes, ka sukses të mjaftueshëm për të gjithë!


Prishtinë, Eko.
 

Këtë temë e njoh mir, sepse e provoj çdo ditë….pikerisht: Sa më i suksesshëm, aq më pak miq.
 
Me teper do thoja qe shoqeria jone po shkone drejte nje degradimi te vlerave sa morale aq dhe te personaliteti.
Prandaj ska me shume miqesi as shoqeri ne ditet e sotme.
Shume situata te duken aq sa komike dhe mjeruese,e vetmja gje qe mund te besh eshte te distancohesh .
Por distancimi individual eshte fakt qe eshte i demshem per shoqerine.
Pasi reagimi do ishte menyra e duhur per te luftuar cdo lloj"infeksioni" social.
 
Jo domosdoshmerisht.
Si te te rritet hunda po pate sukses normal do largohen njerezit. Ama mqs ruan modestine dhe vetveten do largohen vec ata qe sja vleje ti kishe miq.
 
ثshtë interesant, se deri sa gjindesh në fund të pusit, shumë nga ata sillen
si miq, nga se kanë dëshirë dhe u vjen mirë që të shohin aty, por në
momentin që del, dhe ngjtesh në breg fillojnë një nga një të zhduken
s'ikur s'të kanë njohur kurrë. S'ka rendësi! Kryesore i njeh fytyrën e vërtetë!
Shkovshin në rrs. Nejse, kjo nuk ishte për ndonjë sukses, por dalja nga balta,
por edhe kjo disave u pengon, e sidomos personava që njeh vite e vite dhe i ke konsideruar
mik e shokë të zemrës. اfarë dëshpërimi!
 
Sa më pak që lidhesh me njerëz, e që përkushtohesh ndaj tyre është më mirë.
 
Sa bukur e ke thënë Soulmind.

Unë do shtoja që me kalimin e viteve, njeriu rritet, jo vetëm fizikisht, por edhe profesionalisht.
Rritja professionale vjen kur njeriu ndryshon mënyrën si e shikon veten, botën dhe meson te verë cdo gje ne vendin e duhur.

Në këtë hapësirë kohore te jetës, vjen një moment qe ose duhet te zhgënjesh disa persona, ose të shkëpusësh lidhje me disa te tjetër, per 2 arsye: e para këta persona kishin parashikuar dicka tjeter per ty qe del mangut me planet e tua dhe e dyta, këta persona nuk përputhen më me vlerat e tua dhe si rrjedhim nuk ka më shkëmbim mirëqenieje në marrëdhënien tuaj.

Vazhdoni te zbuloni veten dhe çdo gje qe ju sjell përpara jeta, por kurrë mos harroni origjinën tuaj. Nuk i dihet, ndoshta një ditë jeta ju kthen atje.
 
Prej qe kam prek majat s'me flet kush ?
 
nuk mendoj...do ta perkufizoja...sa me i suksesshem...aq me shume selektiv...

ose me kalimin e viteve...duke u rritur...duke u pjekur...kupton se cilet jane miqte e vertet....
 
nuk mendoj...do ta perkufizoja...sa me i suksesshem...aq me shume selektiv...

ose me kalimin e viteve...duke u rritur...duke u pjekur...kupton se cilet jane miqte e vertet....
👏👏👏

Imagjinojë momentin kur shohin banoret e forumit ke kam cituar..dhe thone paska ik nga mendorja kjo 😂😂😂
 
More money, more enemies
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top