Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Sa lidhje dashurie duhet të kaloni përpara se të gjeni të vërtetën? Rezultatet i jep studimi anglez sa më poshtë vijon….

Studimi


timthumb.php


Ashtu siç ka thënë një herë i mençuri Pat Barnatar, “dashuria është një fushëbeteje”. Tani, falë një studimi anglez, jemi në gjendje të përcaktojmë se sa e madhe është kjo fushëbetejë dhe për sa kohë duhet të luftojmë përpara se të gjejmë dashurinë e vërtetë.

Në çfarë konsiston studimi?

Studiuesit kanë analizuar një kampion prej 2000 personash. Ata kanë përcaktuar një lloj statistike të bazuar në numrin e puthjeve të shkëmbyera, të takimeve, lidhjeve të shkurtra e të gjata, që një burrë dhe një grua kalojnë përpara se të takojnë partnerin e ëndrrave të tyre. Autori i këtij studimi, Grejm Simson, ka theksuar: “Besoj se rruga që duhet bërë për të gjetur një shok/shoqe jete mund të jetë e gjatë dhe e lodhshme, por për disa nga ne është sfida më e lehtë. Të gjitha takimet zhgënjyese, lidhjet e kota e të turpshme, aventurat e një nate, mund të lënë te shumë njerëz ndjenjën e zhgënjimit dhe mundësinë për të kërkuar shpirtin binjak. Ndërkaq, të gjitha këto peripeci dashuriçkash, nisje false dhe zemra të thyera, nuk na thonë se si dhe kur do t’ia dalim të gjejmë ‘The one’-n tonë! Në lidhje me këtë filluam edhe studimin tonë”.

اfarë mund të presin gratë?

Statistika e femrave tregon: pesëmbëdhjetë puthje, dy marrëdhënie afatgjata, shtatë takime të bukura, katër takime nate dhe shtatë partnerë seksualë. Me pak fjalë, një sërë meshkujsh përpara princit të kaltër!

Po për burrat çfarë thuhet?

Burrat, nga ana tjetër, kanë regjistruar një mesatare prej rreth dhjetë partneresh, me të cilat kryenin vetëm marrëdhënie seksuale, tetë takime të mëdha, gjashtë takime gjatë natës, tetë puthje dhe gjashtë marrëdhënie afatgjata. Ky është rezultati relativ i 88% të djemve të intervistuar në kërkim të “dashurisë së vërtetë”, në krahasim me 94% të femrave.

Konkluzioni

Natyrisht fokusi i një studimi të tillë nuk ishte ai që të gjente se cila gjini ishte më e pafata në dashuri. Përkundrazi, nëpërmjet tij, studiuesit dëshironin të demonstronin se çdokush, grua apo burrë, duhet të përballojë një lidhje të dështuar përpara se të gjejë të duhurin apo të duhurën për të qenë i/e lumtur deri në fund të jetës së tyre. Fatkeqësia në dashuri, në fund të fundit, nuk njeh racën, gjininë, fenë ose partinë politike. Vlen të thuhet se nuk duhet të dorëzoheni akoma: dashuria e vërtetë do të shfaqet shumë shpejt edhe për ju… përgjithmonë!

Si mund ta gjeni dashurinë e vërtetë!?

Gjetja e dashurisë së vërtetë mund të duket si gjetja e një gjilpëre në kashtë, por me pak përpjekje ju mund të zbuloni se mund ta bëni më të lehtë. Merrni në konsideratë këshillat e mëposhtme. Një thënie e vjetër thotë: “Ekziston dikush atje për të gjithë!” dhe të gjithë shtyhen të besojnë se kjo është e vërtetë dhe se fati luan rolin e tij për ta bërë ëndrrën më të bukur realitet. Njerëzit janë përpjekur shekuj me radhë për të zbuluar dashurinë e vërtetë dhe disa këshilla që na kanë ardhur me zhvillimin e njerëzimit dhe me studimin e psikologjik dhe patologjik të njerëzve kanë funksionuar.

1. Kush jeni ju? Njohja e personalitetit tuaj është shumë e rëndësishme në përpjekjet për të gjetur njeriun e duhur për ju. Për shembull, në qoftë se ju jeni njeri i ndrojtur dhe emocional, ju bën të mbyllur dhe kjo mund të zvogëlojë shanset tuaja për të takuar personin e duhur. Duke qenë më i shoqërueshëm, ju arrini të njihni shumë njerëz dhe të bëni diferencimin se me cilin person (karakter) ju ndiheni me mirë. Gjithashtu ju u jepni mundësi dhe të tjerëve për t’ju njohur më mirë. Mos harroni, askush nuk është i përsosur.

2. Rëndësia e komunikimit

Mënyra e komunikimit është çelësi i suksesit. Përpiquni t’i dëgjoni me vëmendje të tjerët dhe t’i kuptoni ata është shumë e domosdoshme për një fillim. Duke treguar kujdes në mënyrën e komunikimit, ju arrini të kuptoni shumë gjëra nga personi, madje mund të ndryshoni edhe mendim për të.

3. Cilat janë pritjet tuaja reale?

Disa njerëz lodhen shumë për gjetjen e dashurisë së vërtetë, pasi pritjet e tyre janë shumë të larta. Disa njerëz duan që partneri i tyre të jetë i përkryer, por asnjë nuk është i përkryer. Ne të gjithë kemi defekte, fundja kështu është natyra njerëzore. Pranimi i një defekti te partneri mund të çojë në një marrëdhënie të shëndetshme dhe të bukur.

4. Takojeni më shpesh

Të dalit më shpesh me të ju jep mundësinë të zbuloni cilësitë e tij dhe ju jep mundësinë të kuptoni nëse pritjet tuaja janë arritur.

5. Vetëbesimi

Asgjë nuk është më tërheqëse se një person që ndien besim të madh në vetvete. Të duash veten është thelbësore dhe shumë e rëndësishme për një marrëdhënie.

G.shqip
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Sa partnere ? Mund te kesh sukses me te parin, apo me te dytin e keshtu me rradhe deri sa te mbledhesh mend :p

Nuk eshte patjeter dhe kusht qe t'jesh i/e sukseshem/e qe me rastin e pare. Po nqfs ke sukses, je njeri me fat dhe eshte me tvertet gje per t'u krenuar.
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

O Nev po dic te tille i jam pergjigjur une nje here...ose ka qene ndonje teme e hapur se mbaj mend.
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Dy dhe ne te tretin ngulesh.....
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Ah, kjo nuk varet vetem nga ne. Varet shume dhe nga ai/ajo qe kemi gjetur. Ndoshta kjo gjetja jone munde te jete e duhur per ne por shume lehte munde te mos jete e duhur per ate. :jooo
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

E kam ditur, te duash veten eshte dashuria e jetes lol
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Sa te duash :D Dashuria nuk eshte me buton ashtu sic shume gjera shpirterore, sentimentale per njeriun nuk jan te tilla.

Kur vjen dashuria e vertet ndalo :gjuhe:


po si studim te themi mu duk interesant.
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Kur vjen dashuria e vertet ndalo

Per cdo here, mendon njeriu se eshte dashuria e vertete lol

p.s. Pse mos valle 3-4 rastet e deshtuara, s'kane qene t'verteta apo test test Nje, Nje, Dy :lol:
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

“dashuria është një fushëbeteje”


Po të jesh me mend në kokë nuk i futesh luftes :ktu:

Po ja mendoj duhet të i kesh shtatë ose tetë, por nuk duhet të i ik numrit shtatë :kali:
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Dmth neser partnerja aktuale eshte ne nje lidhje per here te pare duhet ti japim duart ? Lol
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Dmth neser partnerja aktuale eshte ne nje lidhje per here te pare duhet ti japim duart ? Lol

Unë mendoj se duhet të fillosh nga duart:cow: , mendoj
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Per cdo here, mendon njeriu se eshte dashuria e vertete lol

p.s. Pse mos valle 3-4 rastet e deshtuara, s'kane qene t'verteta apo test test Nje, Nje, Dy :lol:

:D lover pikerisht pra...por e verteta i vihet atehere kur kompletohesh ne cdo aspekt.

edhe nuk flasim vetem per 3-4 dashuri..mund te ket edhe marrdhenie sentimentale ndoshta me te shkurtra....mund te jen edhe 7,10, 13 :p
Njeriu krijon marrdhenie dashurie sipas gjendjes shpirterore... shpesh ndodh edhe keshtu, qe nje deshtim ne dashuri na hedh ndoshta ne krahet e nje lidhje tjeter shume shpejt....nuk ka teste Lover, thjesht shpresa per tu ndjere me mire e per tu dashuruar.
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

Ke pas nei cik pune ne pergjithesi ? Lol


Ps: Vvetoni, nga duart ka filluar :p
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Vetem kjo mendoj qe ska nevoj per studim dhe diskutim nuk varet nga nje faktor apo vetem nga njera pal varet nga te dyja palet dhe mund te ndihesh mir me parteneren/rin e par dhe si per cudi vjen nje moment qe mbas shum vitesh sje me me te ....
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

thjesht shpresa per tu ndjere me mire e per tu dashuruar.

Ummm une mendoj se ka edhe nga ata/ato qe bejne edhe teste :D - Sot me njeren/njerin 1 jave apo dy, wooowww jam dashuruar, ai/ajo qenka i duhuri :p - Pas pak ndegjon se eshte ndare. Ca e quan kete ti, test apo cka lol
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

kur merr vesh qe je i pari per te,fillon t ben numra....i duan me shume me duket
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

Fillo ti e para lol
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

kur merr vesh qe je i pari per te,fillon t ben numra....i duan me shume me duket

Po ti si kur ke vene foto femre ne albumin e forumit ?! :sho:
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

:D Mund te ta thosha pa problem sa partner kam pasur derisa erdha te dashuria ime...por sdua te ve perseri ne forum te tjeret ne situaten e komplekseve :p (edhe pse e kam then diku me duket, ne nje tem.)

Por un besoj te dashuria jo ajo e numrave (pra e para, e dyta, e treta etj)...besoj se njeriu duhet te dashuroj. jeta nuk eshte jete nese ka pishmane.
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Po ti si kur ke vene foto femre ne albumin e forumit ?! :O

jo po thoja qe ai i pari per mua...lol
nejse....une them me mire vetem lol...
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

Them te drejten, une, deri vone kam thithur Partnere :yep:Nje lloj cigareje, kjo, prodhohej n'Shkup m'duket ;)
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

Me cf qellimi :p
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Ummm une mendoj se ka edhe nga ata/ato qe bejne edhe teste :D - Sot me njeren/njerin 1 jave apo dy, wooowww jam dashuruar, ai/ajo qenka i duhuri :p - Pas pak ndegjon se eshte ndare. Ca e quan kete ti, test apo cka lol

E quaj dashuri :D Lover mos me pyet mua se e di ti si jam un :p

Dashuri eshte edhe ajo, ndoshta jo koncecionale e tradicionale sic e mendon ti apo dikush tjeter...por eshte nje forme dashurie :D
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

Do me pelqente qe sekush nga ju te tregonte sa partnere ka kaluar derisa e ka gjete te duhurin... Kuptohet ato qe kane deshire, se jo te gjithe pelqejne te flasin ne publik ne lidhje me kshu temash :)

ahahah sweety pse i provokon keta te rinjt-pleq te forumit moj zemer ahaha...ue sikur cfare kerkoi vajza. sweety nga keto pyetje del nje gje e mire....rinia jone nuk eshte sic duket jo as ne virtual, sikur do i pushkatojm ahahah ... sa komplekseeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee :gjuhe:
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

nejse....une them me mire vetem lol...

E paske mare me frike shume Lol
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

lol po spyti sweetie cfare emisioni keni pare :p
 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

lol po spyti sweetie cfare emisioni keni pare :p

Mire nick mire se cdo njeri eshte ndryshe. por nuk eshte per tu pasur kaq tmerr te themi.

Shoh forumet e huaja, italiane ne pergjithsi, flasin shoqeria virtuale per cdo gje..skan komplekse. madje e quajn si te domosdoshme sepse eksperiencat personale bejn te mundur edhe heqje e gjykimeve dhe njohjen e vertet te personave virtual. ...nejse secili ben zgjedhjen e vet.
Por mua sme duket dicka e kuptimte te kemi komplekse e frike te shprehim veten tone edhe ne keto fusha......Frika se do na gjykojn shoket virtual ...bah nese ata na gjykojn le te din se edhe ne e dim qe ata sjan engjejt qe hiqen jo :D

 
Titulli: Sa partnerë/e duhet të kalojmë para se të gjejmë të duhurin?

LoSst & Endrra shume po ngiteni ju te dy ama :p

Pse jo, nuk e kam problem, pse apo nuk jam "gjuajtese" e mire... e vura mire ne shenjester dhe e qellova me heren e pare, mu ne zemer lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top