Shkencat Sociale e Juridiku, edhe këtë vit "vuajnë" qiranë

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P


Burokracia, rektori Kule: Nuk ka përfunduar rikonstruksioni

Edhe në këtë vit akademik, studentët e Fakultetit Juridik dhe ata të Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës nuk do ta kenë fatin të studiojnë në auditorët e tyre. Sërish ata do të kërkojnë ambiente të tjera, ku të bujtin edhe për një tjetër vit akademik "në arrati", sikundër ndodhi edhe një vit më parë.

Shkaku mbetet i njëjti dhe problemi ende i pazgjidhur, ai i çarjes së godinës dhe moskryerja e rikonstruksionit për këtë objekt. Dhe duket se përveç një serie jo të vogël shqetësimesh në universitetin më të madh në vend, atë të Tiranës, zgjidhja e problemit të ambienteve për këta studentë, do duhet që t‘i mundojë edhe për ca kohë drejtuesit e UT-së. Ndërkohë që këta të fundit pohojnë se një gjendje e tillë vjen si pasojë e neglizhencës dhe burokracisë shtetërore.

Pikërisht për situatën dhe rrethanat në të cilat pritet të fillojë edhe viti i ri akademik shprehet vetë rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.

Ai pohon se ka kaluar gati një vit, që problemi i godinës së dy fakulteteve, ai i Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, nuk ka marrë një zgjidhje, për shkak të burokracive. Sipas tij, edhe këtë vit, zgjidhja e vetme mbeten godinat me qira.

"Nga pikëpamja e ambienteve do ta fillojmë me probleme sa të mbyllet procesi i rikonstruksionit të ambienteve të godinës së Fakultetit Juridik dhe Shkencave Sociale për vonesa dhe shtyrje të pajustifikuara të burokracisë", u shpreh Dhori Kule, rektor i UT. Ky problem këtë vit do të bëhet dhe më serioz, thotë Kule, pasi numri i propozimeve, për pranimet në Universitetin e Tiranës, e kalon shifrën e 7 mijë studentëve. I vetmi lajm i mirë, duket se është ai që lidhet me stafin pedagogjik, që sikundër sqaron rektori Kule është më i lartë në numër, duke përballuar këtë rritje të numrit të studentëve, krahasuar me një vit më parë.

"Rreth 7 mijë studentë do të jenë pjesë e auditorëve tanë. Flasim për ciklin e parë të studimeve dhe nga pikëpamja e stafit akademik i plotësojmë tashmë kriteret me numrin e ri të pedagogëve që kemi rekrutuar. Kurrikulat tashmë janë të përshtatshme", sqaron rektori Kule.

Viti i ri akademik, 2009-2010, do të nisë me probleme për Universitetin e Tiranës, jo vetëm për sa i përket, ambienteve, ku do të zhvillohen leksionet dhe seminaret për studentët, por edhe për shkak të mosmiratimit të një serie programesh të propozuara nga ky universitet pranë Ministrisë së Arsimit.

Pak ditë më parë, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, shfaqi shqetësimin për mosmiratimin e një numri të madh masterash të nivelit të dytë dhe programesh doktorate për këtë institucion. Madje, ai bëri direkt përgjegjëse Ministrinë e Arsimit, duke theksuar se ky bllokim i UT-së është i qëllimshëm dhe po bëhet për të favorizuar universitetet private.

Kule tha se viti i ri nuk do të nisë për UT-në, pa miratimin e këtyre programeve të studimit.
*shqip*

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top