Shkencëtarët ringjallin trurin 4 orë pas vdekjes

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Shkencëtarët ringjallin trurin 4 orë pas vdekjes[/h]
truri-401x226.jpg
Shkencëtarët amerikanë kanë ringjallur pjesërisht trurin e derrave katër orë pasi kafshët ishin therur. Një zhvillim i tillë pritet të ndezë debatin për barrierën që ndan jetën dhe vdekjen, por edhe do të ofrojë mundësi të reja për të studiuar sëmundje të tilla si Alzheimer.

Studimi zbuloi se vdekja e qelizave të trurit jo vetëm mund të ndalet, por edhe mund të ruhen disa lidhje në tru. Megjithatë, nuk pati sinjale nga truri që mund të tregojnë për vetëdije ose ndërgjegje.


Gjetjet befasuese sfidojnë idenë se truri shkon në rënie të pakthyeshme brenda pak minutash pasi i ndërpritet furnizimi me gjak.

Si bëhet kjo?

32 tru derrash u mblodhën nga një thertore. Katër orë më vonë, organet u lidhën në një sistem të krijuar nga ekipi i universitetit ‘Yale’. Ky sistem pomponte në mënyrë ritmike një lëng të posaçëm rreth trurit, duke imituar pulsin. Ky lëng përmbante gjak sintetik që tranportonte oksigjen dhe ilaç për të ngadalësuar ose për të rikthyer vdekjen e qelizavë të trurit.

Truve të derrave iu dha një ‘koktej’ i tillë rigjenerues për gjashtë orë.

Çfarë tregon studimi?

Studimi, i botuar në revistën ‘Nature’, tregon një reduktim të qelizave të vdekura të trurit dhe një restaurim të enëve të gjakut dhe disa aktiviteteve në tru. Studiuesit gjetën sinapsuset e punës- lidhjet mes qelizave të trurit që i lejojnë të komunikojnë mes tyre.

Truri gjithashtu tregoi një reagim normal ndaj ilaçeve dhe përdor të njëjtën sasi oksigjeni si truri normal. E gjitha kjo shkoi deri në 10 orë pasi derrave iu ishte prerë koka.

Por thelbësore është se nuk pati ndonjë shenjë të aktivitetit elektrik në tru që do sinjalizonte ndërgjegjësim apo perceptim. Në thelb, ai ishte sërish tru i vdekur.

Çfarë kemi mësuar nga kjo?

Ky kërkim transormon idenë se si vdes truri, pasi shumica mendojnë se kjo ndodh menjëherë dhe në mënyrë të pakthyeshme në mungesë të furnizimit me oksigjen.

Profesori Nenad Sestan, i neuroshkencës në universitetin ‘Yale’, thotë: “Vdekja e qelizave në tru ndodh përgjatë një dritare kohore më të gjatë nga sa është menduar më parë”.

“Ajo që po tregojmë ne është se procesi i vdekjes së qelizave është gradual”.

“Por mbi të gjith, këto procese mund të shtyhen, të ruhen ose të rikthehen”.

A janë etike të tilla eksperimente?

Trutë e derrave erdhën nga industria e mishit të derrit. Kafshët nuk ishin rritur në laborator qëllimisht për këtë eksperiment.

Por shkencëtarët e ‘Yale’ ishin të shqetësuar se derrat mund të bëheshin të vetëdijshëm gjatë procesit ndaj përdorën një ilaç në tru për të zvogëluar çdo aktivitet.

Skuadra po e monitoronte vazhdimisht trurin për të parë nëse kishte ndonjë shenjë të funksioneve më të larta të trurit. Në këtë rast, ata do kishin përdorur anestezi dhe do e kishin përfunduar eksperimentin.

Ekspertët thonë megjithatë se duhen rregulla të reja për këtë fushë, pasi kafshët e përdorura për kërkime mund të përfundojnë në një zonë gri- as të gjallë, por as plotësisht të ngordhur.

A e ndryshon kjo kuptimin e vdekjes?

Për momentin jo, por disa thonë se duhet të debatojmë tani pasi njerëzit që kanë ‘trurin e vdekur’ janë burimi kryesor i organeve për transplant.

Profesor Dominic Wilkinson i etikës mjekësore në Oksford thotë: “Pasi dikush diagnostikohet si i vdekur në tru, aktualisht nuk ka asnjë mënyrë që ai person të shërohet ndonjëherë”.

“Ai njeri ka ikur përgjithmonë”.

“Por, nëse në të ardhmen do të ishte e mundur që të riktheheshin funksionet e trurit pas vdekjes, për të risjellë mendjen dhe personalitetin e dikujt, kjo do kishte implikime të rëndësishme mbi përcaktimin që kemi ne mbi vdekjen”.

Por duket se ky nuk është rasti.

Profesoresha Tara Spires-Jones e universitetit të Edinburgut, thotë se “ky studim është shumë larg nga ruajtja e funksioneve të trurit njerëzor pas vdekjes siç portretizohet nëpër filma, ku kokat mbahen nëpër kavanoza”.

“Është një ruajtje e përkohshme e disa prej funksioneve themelore të qelizave në trurin e derrit, jo ruajtje e mendimit dhe personalitetit”.
 
Tejet intriguese qe te gjitha misteret dhe zbulimet e tyre ne lidhje me njeriun, si funksionon ai dhe c'ndodh kur vdesim. Mendoj qe ne kohe do jemi te afte te zbulojme shume...
 
Shume shpikje bejne shume zbulime ...fatkeqesisht per semundjen e kancerit asgje
 
Cte them sensual po e kan gjetur turp se po vdesin shume nga kjo semundje dhe biles shume mosha te reja
 
Absulutisht qe rikthehet sidomos tek moshat e reja ,ndoshta jo per shume kohe jetegjatesie por rikthimi behet. .(te pakten pjesa biologjike e funksioneve)
Eshte ceshtje zberthimesh te zenxhirt se si funksionon truri njerzor.
Sapo shkenctaret te deshifrojne mesemiri kete,pjeset e tjera jane zenxhire.
gjithesesi ne lexojme keto me derrat ,e sigurte eshte qe do behet e tek njerzit,thjesht revista shkencore s"do e shkruaj.
Si shume e shume studime qe sdalin asnjehere ne drite.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top