Kukësi dhe Skëndërbeu u kursyen nga rivalët “bombë”, në shortin e “play-off” të Europa League i mbajtur në orën 13:00 në Nion, Zvicër.
Kështu, goglat vendosen se korçarët do të përballen me Chernomoretsin e Odesës ukrainas, ndërsa verilindorët me skuadrën turke të Trabzonsporit.
Dy rivalë dukshëm superiorë dhe me më shumë emër se skuadrat tona në Europë, por që lejojnë ekzistencën e një shprese sado të vogël, pasi rivalët e secilit ekip mund të kishin qenë shumë më të fortë.
Kështu, Skëndërbeu, i ndodhur në grupin e katërt të shorteut, do të luante më një nga Stuttgart (Gjermani), Betis (Spanjë), Spartak Moskë (Rusi), PAOK (Greqi) e Chernomorets Odesa (Ukrainë).
Ndërsa Kukësi, i ndodhur në grupin e pestë të shorteut, kishte të përcaktuar si rivalë një nga: Fiorentina (Itali), St-Etien (Francë), Rubin Kazan (Rusi), Trabzonspor (Turqi), Sherif Tiraspol (Moldavi)
Ndeshjet e turit të katërt të Europa League do të luhen në datat 22 dhe 29 gusht. Të dy skuadrat tona luajnë ndeshjet e kthimit brenda.
Top Channel