Shqipëria:Taksat më të ulta në rajon në 2009-2013.

fshatari

Anetar
everia shqiptare nuk planifikon asnjë rritje taksash përgjatë katër viteve të ardhshme.
Një gjë e tillë theksohet edhe në programin e rishikuar makroekonomik fiskal bërë publik nga Ministria e Financave për vitet 2009-2013. Një prej këtyre synimeve është mbajtja konstante e normës së TVSH-së, rishikimi i nivelit të akcizës së mallrave të forta, ulja e të ardhurave nga taksat doganore dhe e normës së kontributeve të sigurimeve shoqërore. Në kuadrin makroekonomik, vetë ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar pak ditë më parë se Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në rajon. "Politikat tona fiskale do të vazhdojnë të jenë të tilla, siç kanë qenë deri më sot aktive dhe mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë dhe të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrueshmëri të treguesve makroekonomikë për të mbështetur programet ambicioze të investimeve dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me prioritetet e qeverisë. Politikat tona në fushën e tatim-taksave do të jenë ato që do të mbajnë nivelin më të ulët të tatim-taksave në rajon, për ta bërë Shqipërinë vend tërheqës për investime dhe duke bërë rregullimet e nevojshme për të krijuar jo vetëm një sistem të taksave më të ulëta, por dhe një sistem të taksave më të drejta, çka do të thotë modernizim të brendshëm të sistemit përmes informatizimit dhe përmirësimeve në hallka të veçanta të tij, që të japim atë drejtësi të nevojshme që duhet të ketë një sistem taksash në një shoqëri të tillë", ka theksuar ministri Bode. Të ardhurat nga taksat doganore do të vazhdojnë trendin rënës të tyre gjatë periudhës 2009-2013, si rezultat i reduktimit të niveleve të tarifës doganore. Ky është parashikimi i qeverisë shqiptare, që rrjedh nga zbatimi i angazhimeve tarifore të ndërmarra në Marrëveshjen e Ndërmjetme BE-Shqipëri, OBT, CEFTA, Marrëveshje e Tregtisë së Lirë me Turqinë. Reduktimet e këtyre tarifave me OBT-në do të jenë deri në 2009 dhe reduktimet thelbësore të MTL me BE-në, CEFTA dhe me Turqinë do të jenë më drastike gjatë 2008-2011. Kështu, në vitin 2009 rreth 6.1 miliard lekë, në vitin 2010 rreth 5.6 miliard lekë dhe në vitin 2011 rreth 6.2 miliard lekë krahasuar me 9.4 miliard lekë gjatë vitit 2008. Gjatë parashikimit është marrë në konsideratë se efektet negative të reduktimit të tarifave do të kompensohen deri diku me rritjen e volumit të importeve nga këto vende si rezultat i efekteve pozitive që do të sjellin politikat liberalizuese tarifore.

Përmirësimet në rritjen ekonomike

Qeveria parashikon një përmirësim të rritjes ekonomike nga 2010-ta dhe kuadri monetar fiskal shqiptar e mundëson dhe e synon një rritje të tillë ekonomike. "Politikat tona fiskale do të vazhdojnë të jenë të tilla, siç kanë qenë deri më sot aktive dhe mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë dhe të mjaftueshme për të mbajtur një qëndrueshmëri të treguesve makroekonomikë për të mbështetur programet ambicioze të investimeve dhe të çdo gjëje që ka të bëjë me prioritetet e qeverisë", theksoi ministri i Financave, Ridvan Bode, pak ditë më parë në një intervistë për mediat.

Taksat që u ulën gjatë 2005-2009

-Në harkun e tre viteve u ul me 2.5 herë tatimi mbi fitimin (nga 25% në 10 %);

-U ulën me dy herë tatimet mbi biznesin e vogël (nga 3% e xhiros në 1,5%);

-U ul taksa mbi punën e paguar nga punëmarrësit (bizneset) me 1/3 në 2006 dhe nga maji 2009, kjo taksë u ul me dy herë krahasuar me nivelin e vitit 2005;

-U ul me 2.5 herë taksimi mbi dividendin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit të të ardhurave personale;

-Taksa doganore është ulur me 3 herë (nga 6% në 2%);

-Janë hequr mbi 20 taksa nacionale dhe janë hequr ose ulur thellësisht, një numër i madh tarifash shërbimi, përfshi dhe çmimin e energjisë elektrike për kompanitë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top