Shtëpia e Bardhë është përplot fantazma

fshatari

Anetar
SHTEPIA%20E%20BARDHE.jpg


E bija e ish-presidentit amerikan, George W. Bush, Jenna Bush ka deklaruar se derisa ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë ka parë fantazma. E bija 27-vjeçare e Bushit ka thënë në shoun televiziv të Jey Leno-s, se rezidenca e presidentit amerikan në Washington, është përplot fantazma.

“E kam dëgjuar fantazmën. Flija, ndërsa nga kamini i dhomës sime përnjëherë është dëgjuar muzika e viteve të 20-ta të shekullit të kaluar. E dëgjova, u frikësova shumë, dhe ika në dhomën e motrës sime – e cila me thoshte se unë sillesha çuditshëm”, ka thënë Jenna.

Mirëpo - vijoi ajo - javën tjetër të dyja flinim në dhomën time, kur në një moment ka cingëruar telefoni dhe na zgjoi nga gjumi. Pas pak në filluam një muhabet të shkurtër, për të shkuar më pas të flemë, kur nga kamini është dëgjuar muzika e operës.

“Nuk mund të besonim, dhe mendonim se jemi të marra. Jemi përpjekur që këtë gjë ta shpjegojmë në mënyrë racionale, mirëpo edhe personeli i Shtëpisë na ka thënë se edhe ata e dëgjojnë çdoherë”, ka shpjeguar Jenna.

Jenna ka thënë se nuk e ka parë fantazmën e ish-presidentit amerikan Abraham Lincoln, për të cilin thuhet se rregullisht viziton Shtëpinë e Bardhë, por ka thënë se do të kishte pasur dëshirë ta kishte parë atë.

Flitet se fantazma e Lincolnit shpesh shëtit nëpër korridorin e katit të dytë të Shtëpisë së Bardhë, troket në dyer dhe qëndron pranë një dritare të caktuar, me një dorë prapa shpinës.

Se sa është e famshme legjenda për Lincolnin flet edhe fakti se, ish-kryeministri i famshëm britanik Winston Churchill nuk kishte pranuar të flinte në dhomën e këtij ish-presidenti, pasi gjatë një qëndrimi në atë dhomë e kishte parë fantazmën e tij.

Ish-Zonja e parë e SHBA-ve, Hillary Clinton gjithashtu ka pranuar se në Shtëpinë e Bardhë ekziston një atmosferë e errët. “Nganjëherë di të jetë e errët”, kishte thënë ajo.

Para saj, një deklaratë të tillë e kishte dhënë edhe ish-presidenti Harry Truman, i cili në një letër drejtuar bashkëshortes së tij, kishte shkruar: “Rri këtu në shtëpinë e vjetër dhe gjatë gjithë kohës i dëgjoj fantazmat që ecin poshtë e lartë korridoreve. Në ora 4 të mëngjesit më ka zgjuar një e trokitur në derë. Dikush tre herë kishte trokitur në derën e dhomës time të gjumit, dhe kur e hapa derën nuk ishte askush. Ky vend i mallkuar është i rrethuar, dhe jam i sigurt në këtë gjë”, thoshte Truman. /Net/Telegrafi/
 
Fantazmat qe vertiten ne Shtepine e Bardhe..

Adresa me e famshme ne Amerike, 1600 Pennsylvania Avenue, eshte gjithashtu edhe nje adrese e famshme per gjuetaret e fantazmave. Presidente, gra te para, pjestare te stafit te Shtepise se Bardhe, dhe mysafire kane raportuar ndienja te prezences se fantazmave, kane degjuar zhurma te pashpjegueshme, dhe madje edhe jane perplasur me aparicione aktuale.

Shiko fotografinë 1403380

Abigail Adams & David Burns
Abigail Adams dhe bashkeshorti i saj John, presidenti i dyte i Shteteve te Bashkuara (1797-1801), u transferuan ne 1600 Pennsylvania Avenue nga Filadelfia. Ne ate kohe, Washington D.C. ishte akoma vetem nje qytet. Per shkak se dhoma lindore ishte dhoma me e ngrohte dhe me e thate, Abigail aty varte rrobat e lagura per tu thare. Fantazma e saj, thuhet dhe eshte raportuar shpesh se e kane pare te drejtohet per nga dhoma lindore, me krahet e hapura ne nje forme qe duket sikur eshte duke mbajtur rrobat e lara.
Nje personalitet me pak i nohur qe thuhet qe vertitet neper shtepi eshte David Burns, i cili i shiti shtetit nje pjese te madhe te tokes ne te cilen ndodhet qyteti i Washingtonit, duke perfshire edhe pjesen ku eshte rezidenca presidenciale. Lillian Rogers Parks, nje rrobaqepese e cila ka shkruar per 30 vjetet e saj te eksperiences ne Shtepine e Bardhe, ne memoriet e saj ne vitin 1961. Ajo tregoi per nje sherbetor te presidentit Frnklin D. Roosvelt i cili degjoi nje ze qe vinte nga nje distance ne Dhomen e Verdhe Ovale, duke thene "Jam zoti Burns." Gjate administrimit te Harry S. Truman, nje roje degjoi nje ze te ngjashem, duke menduar qe ishtre Sekretari i atehershem i Shtetit James Byrnes. Ai shkoi ta kerkonte, por me pas mesoi qe Sekretari i Shtetit nuk kishte qene fare ne Shtepine e Bardhe ate dite.

Andrew Jackson & Harry Truman's Ghosts
Ne vitin 1824, Andrew Jackson u mund nga John Quincy Adams ne nje prej zgjedhjeve presidenciale me te debatueshme ne histori. I zgjedhur president kater vjet me vone, Jackon vazhdoi te mbante meri ndaj atyre qe kishin mbeshtetur kundershtarin e tij. Ne vitet 1860, Zonja e Pare Mary Todd Lincol, e cila besonte shume ne okulten, dhe ka fjale qe mbante senaca ne Shtepine e bardhe per te komunikuar me shpirtrat e vdekur te djemve te saj, i tha miqve te saj qe kishte degjuar Jackson qe mallkone dhe shante neper koridoret e rezidences presidenciale. Dhoma roze, qe ka qene dhoma e gjumit e Jackson gjate kohes qe ai ishte president, duket se ka aktivitetin me te madh paranormal ne te gjithe Shtepine e Bardhe.
Per prezencen e fantazmes se Jackson ka shkruar edhe Harry Truman, presidenti i 33-te i Shteteve te Bashkuara ne korrespondencen e tij. Ne qershor te vitit 1945, Truman i shkroi gruas se tij Beth, cilesine e frikshme te rezidences se re: "Une ulem ketu ne kete shtepi te vjeter dhe punoj me marrehneiet e jashtme, lexoj raporte, dhe punoj me fjalimet; te gjitha keto duke degjuar edhe fantazmat qe vertiten lart e poshte, edhe madje edhe ketu ne studion time."

Abraham Lincoln
Deri tani fantazma qe eshte raportuar te shihet me shpesh ne Shtepine e Bardhe gjate viteve, ka qene prezenca e presidentit te 16 te Shteteve te Bashkuara, Abraham Lincoln, jeta e te cilit u pre ne mes ne menyre tragjike nga plumbi i nje vrasesi ne prill te vitit 1865.
Grace Coolidge, gruaja e presidentit Calvin Coolidge (1923-29), ka qene personi i pare qe ka pranuar qe e ka pare fantazmen e Lincoln. Sipas saj, ish presidenti po qendronte duke pare jashte nga nje prej dritareve ne Zyren Ovale. Zonja Dird Johnson, gruaja e presidentit Lyndon Johnson (1963-69) pretendon se e ka ndjere prezencen e Lincoln nje nate ndersa po shihte nje porgram televiziv mbi vdekjen e tij.
Shikimet me te shumta te fantazmes se Lincoln jane raportuar gjate administrimit te gjate te Franklin D. Roosvelt (1933-45). Zonja e Pare Eleanor Roosvelt e perdori Dhomen Lincoln si dhome te sajen dhe ajo ka pranuar qe mund te ndjente prezencen e tij nderkohe qe punonte aty naten vone.
Gjate vizites se saj ne Shtepine e Bardhe, Mbreteresha Wilhelmina e Hollandes, degjoi nje trokitje ne dhomen e saj ne mes te nates, dhe kur u pergjigj, ajo pa fantazmen e Lincoln.

Kryeministri britanik Winston Churcill gjithashtu ka prentenduar se e ka pare fantazmen mbasi ka vizituar disa here Shtepine e Bardhe gjate Luftes se Dyte Boterore.
Psikiket kane spekuluar qe shpirti i Lincoln qendron ne Shtepine e Bardhe per te qene nje dore ndihmese ne kohet e krizes, si edhe per te perfunduar punen e veshtire qe ngeli e paperfunduar nga vdekja e tij.
Burimi: infoalbania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top