Sikur ta kisha bere!!!

Indola

Adiafori otan prepei
Ne klasen e 10-te!

Nderkohe qe isha ulur ne klasen e anglishtes, veshtrova vajzen qe ishte ulur ngjitur meje. Ajo ishte e ashtequajtura " shoqja ime me e mire". Veshtrova floket e saj te shndritshem, dhe urova me vete te ishte e imja. Por ajo nuk me shihte ne kete menyre, dhe une e dija kete. Pas mesimit, ajo erdhi drejt meje dhe me kerkoi shenimet qe kishte humbur nje dite me pare dhe une ia dhashe. Me tha "faleminderit" dhe me dha nje puthje ne faqe.
Doja t'i thoja , qe doja te dinte se nuk doja te ishim vetem shoke, qe e doja shume por jam shume i turpshem , dhe nuk e di pse.

Ne klasen e 11-te!

Ra zilja.Ne anen tjeter te telefonit ishte ajo. Po qante dhe mes lotesh tha se dashuria e saj i kishte thyer zemren. Me kerkoi te shkoja tek ajo sepse nuk donte te qendronte vetem, dhe une shkova. U ula ngjitur me te ne divan dhe veshtrova syte e saj te bute, duke uruar qe ajo te ishte e imja. Pas 2 oresh qe pame 1 film dhe hengrem 3 qeska me kokoshka ajo vendosi te shkonte te flinte. Me veshtroi, me tha "faleminderit" dhe me dha nje puthje ne faqe.
Doja t'i thoja , qe doja te dinte se nuk doja te ishim vetem shoke, qe e doja shume por jam shume i turpshem , dhe nuk e di pse.

Ne vitin e fundit!

Nje dite perpara ballos ajo erdhi tek une dhe me tha:" Djali qe une dal eshte semure dhe nuk do te vije. Shkojme bashke?"
Une nuk kisha lidhje keshtuqe nuk kisha me ke te shkoja, dhe mqs ne klasen e shtate i kishim premtuar njeri tjetrit se nese asnjeri nga ne nuk do te kishte dike, do te shkonim bashke si " shoke te mire".
Keshtuqe ne shkuam bashke. Pasi gjithcka mbaroi e shoqerova deri tek dera e shtepise. Veshtrova syte e saj te kristalte dhe urova me vete te ishte e imja. Por ajo nuk me shihte ne kete menyre, dhe une e dija kete. Pastaj ajo tha "Ishte mbremja me e mrekullueshme, faleminderit!" , dhe me dha nje puthje ne faqe.
Doja t'i thoja , qe doja te dinte se nuk doja te ishim vetem shoke, qe e doja shume por jam shume i turpshem , dhe nuk e di pse.

Dita e Diplomimit!

Kaloi nje dite, nje jave, nje muaj dhe me ne fund dita erdhi. Veshtroja trupin e saj te bukur si nje engjell tek ngjitej ne podium per te marre diplomen.
Urova me vete te ishte e imja. Por ajo nuk me shihte ne kete menyre, dhe une e dija kete.
Perpara se cdonjeri nga ne te shkonte ne shtepi, erdhi tek une me veshjen e dilomes, me kapele ne koke, dhe nderkohe qe u perqafuam, qava. Leshoi koken nga shpatulla ime dhe me tha " Ti je miku im me i mire, faleminderit!" dhe me dha nje puthje ne faqe.
Doja t'i thoja , qe doja te dinte se nuk doja te ishim vetem shoke, qe e doja shume por jam shume i turpshem , dhe nuk e di pse.

Pak vite me vone!

Jam ulur tek stolat e kishes. Ajo vajze po martohet tani. E veshtrova tek i thoshte
" Po" dikujt tjeter, burrit qe po martohej.
Do doja kaq shume te ishte e imja. Por ajo nuk me shihte ne kete menyre, dhe une e dija kete. Perpara se te largohej erdhi dhe me tha:" Faleminderit qe erdhe", me dha nje puthje ne faqe dhe u largua.
Doja t'i thoja , qe doja te dinte se nuk doja te ishim vetem shoke, qe e doja shume por jam shume i turpshem , dhe nuk e di pse.

Funeral!
Vitet kaluan , veshtroja me dhembje ne arkivol vajzen qe ishte e ashtequajtura " mikja ime me e mire" . Ne sherbimin funeral ata lexuan nje pjese te ditarit te saj qe e kishte shkruar ne vitet e gjimnazit. Kjo ishte pjesa :
" Veshtroj ate dhe uroj te jete i imi, por ai nuk me sheh ne kete menyre dhe une e di kete. Dua ti them, se dua qe te dije se nuk dua te jemi vetem shoke, qe e dua shume, por jam shume e turpshme, dhe nuk e di pse...."

-" Do doja dhe une ta kisha bere", -thashe me vete, dhe qava ne heshtje....


Morali: Kurre mos e humb kohen, nese do dike thuaja se sa shume e do. Thuaji perpara se te jete shume vone.Edhe nese merr refuzim, te pakten u perpoqe, sepse eshte me e dhimbshme te duash dike dhe ke frike t'ia thuash, duke mos e ditur se ai dikush mund te te doje gjithashtu....
 
Pe: Sikur ta kisha bere!!!

E trishtueshme persa i perket fundit,por cik dhe si loje kalamajsh,ky nuk paska dashur asnje tjeter pervec kesaj??...Plus ajo gjoja e paska dashur kete,por ishte martuar me nje tjeter??...Cik te cuditshme gjerat,sa do te jene te turpshem te dy palet,smund te ecin gjerat deri ne kete extrem...Ska logjike...
 
Titulli: Sikur ta kisha bere!!!

Kushedi sa me depresion kane qene keto qe e kane shkruar kete LOL

Morali mos nxirri me keshtu gjerash :p LOL
 
Titulli: Sikur ta kisha bere!!!

Kshu eshte kur bilbili t'fluturon por goja ste punon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top