Sot Greqia voton. Papadhimos: Javën tjetër do kemi qeverinë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
54089_1.jpg


ATHINE - Vazhdojnë që nga ora 7:00 votimet për zgjedhjet parlamentare në Greqi, që cilësohen si më të rëndësishmet dhe më kritiket për vendin, që pas rrëzimit të diktaturës.

Një incident ka ndodhur në Athinë, ku 30 anëtarë të partisë “Agimi i Artë” sulmuan një qendër votimi në Peristeri dhe kërcënonin qytetarët që shkonin për të votuar. Një incident mes përfaqësuesve të Agimit të Artë dhe përfaqësuesve të Partisë Komuniste ka ndodhur edhe në Rodos, ku u desh ndërhyrja e policisë. “Agimi i Artë” është një parti ekstremiste e djathtë me prirje naziste, dhe sipas sondazheve do të jetë pjesëmarrëse në parlament për herë të parë.

Zgjedhjet e sotme janë shumë të rëndësishme për Greqinë, sepse qeveria që do të dalë prej tyre, do të marrë në duar fatet e vendit, i cili kërcënohet të dalë nga Euro e të hyjë sërish në rrugë pa krye, nëse nuk zbaton reformat e kërkuara nga huadhënësit.

Në këto orë ankthi për Greqinë, kryeministri i qeverisë së përkohshme, Lukas Papadhimos bëri një deklaratë optimiste menjëherë pas votimit. Ai shprehu besimin se javën e ardhshme Greqia do të ketë qeverinë e re. I pyetur nëse Greqia do të ketë një qeveri deri të hënën, Papadhimos tha: “Unë e besoj këtë”. “Vota e qytetarëve është momenti kulmor për demokracinë. Ne të gjithë jemi dakord se këto janë zgjedhjet ndoshta më kritike për vendin", deklaroi ai.

Presidenti Karolos Papulias tha se "Duhet të kemi një pjesëmarrje të madhe, mendje të kthjellët dhe opsione të qarta, që Greqia të shkojë nesër përpara".

Kreu i PASOK, Evangelos Venizelos e cilësoi ditën e sotme “më të rëndësishmen për vendin pas vitit 1974". "Ne shpresojmë shumë që njerëzit do të gjykojnë me vetëdije historike, duke llogaritur gjithmonë qetë, me sens shprese dhe optimizmi për të ardhmen", tha Venizelos, pas votimit.

Kreu i Demokracisë së re Antonis Samaras deklaroi se "Sot qytetarët grekë votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për stabilitetin, zhvillimin, drejtësinë".

Ish kryeministri Jorgos Papandreu tha pasi votoi se “Populli grek nuk duhet t’i çojë dëm sakrificat që ka bërë deri më tani”, dhe i ftoi votuesit të votojnë për PASOK.

Partia e favorizuar në zgjedhje është Demokracia e re, edhe pse edhe kjo nuk do të arrijë më shumë se 25%, ndërsa PASOK e ka humbur mbështetjen e më shumë se gjysmës së zgjedhësve të vitit 2009, për shkak të politikave të diktuara nga BE dhe FMN. Mosbesimi ndaj dy partive të mëdha do të sjellë në Parlament 8 parti të vogla, ndër të cilët edhe disa forca ekstremiste që premtojnë se nuk do të vazhdojnë të respektojnë marrëveshjen e borxhit.

Rreth 9 milionë e 900 mijë grekë kanë të drejtën e votës, për të zgjedhur mes 32 partive politike, që garojnë në këto zgjedhje. Faktorë përcaktues të rezultatit të votimeve, pritet të jenë abstenuesit, rreth 360 000 të rinj që votojnë për herë të pare, grate (rreth 5 milionë), pensionistët si dhe zonat e mëdha si Athina, ku voton thuajse 1/5 e elektoratit.

Menjëherë pas mbylljes së kutive të votimit në ora 19 00 do të publikohen exit poll-et, që krijojnë një ide për orientimin e votës, ndërsa rreth orës 21 30, mund të fillojnë të dalin rezultatet e para zyrtare.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top