”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Kresha

A pretty face can never trick me


Dy miq, po udhëtonin në shkretëtirë dhe gjatë një debati që shpërtheu papritur mes tyre, pa e zgjatur, njëri e qëlloi tjetrin me shuplakë në fytyrë. Padyshim që kjo pëllëmbë ishte sa e rëndë aq edhe fyese për personin që u qëllua. Megjithatë, ai e përmbajti veten dhe nuk foli fare. Ai mori një shkop dhe me të, shkroi mbi rërë:”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Dy miqtë vazhduan rrugën derisa mbërritën pranë një oaze, ku hynë për tu larë dhe për tu freskuar. Në një çast, shoku që ishte goditur me shuplakë më parë, bie në një gropë thithëse. Në çast, hidhet shoku i tij dhe e shpëton nga vdekja e sigurtë. Pas kësaj, ai gdhendi mbi një shkëm fjalët:”Sot, miku im më i mirë më shpëtoi jetën.”

Miku i cili e kishte goditur dhe sapo e shpëtoi, e pyeti i habitur:”Përse kur të qëllova e shkrove në rërë, kurse tani që të shpëtova e gdhende mbi shkëmb?!”

Miku i tij iu përgjigj:”Kur dikush na lëndon, duhet ta shkruajmë mbi rërë, me qëllim që erërat e tolerancës ta fshijnë sa më shpejt. Por kur dikush na bën një të mirë, duhet ta gdhendim mbi shkëmb, me qëllim që të mos fshihet dhe mos të harrohet kurrë. //mesazhi
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

problemi sotçëm esht qe secili prej nesh ka nje shok te ngusht qe quhet INTERES.

çdo gje qe japim e marrim e bejm per interes, interesantja e interesit esht kur kalohet caku me hapa galopante dhe na kthen ne njerez te pamoralshem dhe te pashoq per tjetrin. sa her lendohemi nga nje mik, bie ndesh me interesin ton karshi ndjenjave qe ushqejm per te. pra jo çdo gjo esht e pa lekundshme si ndjenja nones, ndjenj unikale.

prralla lexojm perdit, por realiteti tregon ndryshe. kollaj esht te besh rolin e humanistit dhe te lesh sedren te coptoj avash avash, por vjen nje dit ku nuk ma mo uj pilafi, njeriu lodhet nga ajo çfar nuk pelqen te shikoj tek tjetri, shikon gjithmon anet pozitive tek nje lidhje shoqerore, ato negativet e bejn qe te heq dor me pretekstin e dhelpres.

shok sa per sy e per faqe , me bo i dor muhabet, po jam dakord, ka me te myt.
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

E kam degjuar dhe here te tjera kete histori. Ka nje moral te thelle dhe realisht shume i veshtire per tu arritur nga cdokush... Ama ne fund te fundit ashtu duhet te jete nje dashuri midis dy miqve te vertete te cilet nuk i lidh interesi. Sot duke qene deshmitare qe bota po shnderrohet ne monopol te individualitetit dhe interesi personal eshte mbi cdo gje, duket gati UTOPIKE ideja se mund te ekzistoj ajo lloj marredhenie midis dy miqsh... Edhe pse personalisht e kam jetuar dhe jetoj akoma nje shoqeri te tille.... Gjithsesi histori te tilla(te verteta apo jo) na ndihmojne te mbajme akoma gjalle ate ndjenje pozitiviteti dhe miresie qe njeriu e ka brenda vetes se tij...
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Miku i tij iu përgjigj: ”Kur dikush na lëndon, duhet ta shkruajmë mbi rërë, me qëllim që erërat e tolerancës ta fshijnë sa më shpejt. Por kur dikush na bën një të mirë, duhet ta gdhendim mbi shkëmb, me qëllim që të mos fshihet dhe mos të harrohet kurrë."

Miku me i mire i njeriut, eshte veçse vetja e tij..
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Bukur morali ,por realisht s'mund te ndodh ,sot miqesit jane shkuma sapuni qe terhiqen vetem nga interesi .
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Miku i mire duket ne kohe te veshtire kane thene plakat.
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Bashkohem me mendimin e [MENTION=12056]zhigolo[/MENTION] , s'kam ca shtoj as me shum e as me pak.
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Ju mduket jeni vet interesaxhi prandaj thoni ska shoqeri te sincert,un per vete jam shum i sincert dhe shum besnik ndaj shoqeris time dhe jam 100 % i sigurt qe ashtu eshte edhe anasjelltas.

Nqs njeriu brenda vetes eshte mashtrus interesaxhi ta them me fjal popullore dhelper ai normalisht qe rrin e shikon mbrapa qe mos te ma fusi njeri,Por nqs njeriu eshte i paster liber i hapur si i thojn nje fjales zhytet po nuk mbytet shum njerz do te ket pran ne cdo kohe se te gjith njerzit duan nje njeri besnik pran vetes.
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Miqesia ??? cfare eshte kjo gje ..... kush e humbi ta gjejme ne .....
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

O sa pesimiste me dukeni! Edhe ne te gjithe jemi miq te dikujt. A vertete i doni njerezit vetem per interes? Une jam pjese e kesaj bote dhe po e shoh qe ne mes shoqerive ekziston virtyti i njohur si "interes", por kane mbetur akoma njerez qe dijne te dojne sinqerisht. Dhe e di qe po te ishin te gjithe njerzit te dashur me njeri-tjetrin nuk do te kishim nevoje per tregime te tilla, mirepo ky tregim na meson se si duhet te sillemi me shoket. E ne jemi faktoret qe mund te ndikojme pozitivisht ne kete drejtim.
 
Pe: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

E keni bere aq tragjikeee.
Ne fund nese iu pysin keni shoqeri, direkt po.
Nese ndihesh keq tek shoqeria perfundon.
Tani nuk eshte se do ngrije pallate per ju...
 
Titulli: ”Sot, miku im më i mirë më qëlloi në fytyrë.”

Zakonisht njeriu niset nga vetvetja kur flet, andaj edhe shkel ne nje derrase te qelbur nganjehere. Une besoj se ka miq te sinqerte, deri me tani kete e kam vertetuar. Pse ? Sepse nisem edhe une normalisht nga vetja ime. Jam mik i dikujt, me vleresojne, me respektojne, me ndihmojne. Cuditem me disa nga ketu...!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top