اelen zyrtarisht Lojërat Olimpike
Në stadiumin "Foleja e Zogut" në Pekin, me lojëra dritash, fishekzjarrësh, dhe lojën e afro 15 mijë figurantëve - që kanë krijuar një atmosferë mbresëlënëse - të premten, zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike "Pekin 2008".Në këtë ceremoni morën pjesë 90 mijë spektatorë, në mesin e të cilëve edhe mbi 80 kryetarë shtetesh dhe qeverish.
Ceremonia filloi në orën 8 (sipas kohës lokale) të datës 8 të muajit të 8 të vitit 2008. Numri 8 tradicionalisht është një numër me fat për kinezët.
Lojërat që do të zhvillohen deri në 24 gusht do të sjellin së bashku 10.500 atletë nga më shumë se 200 vende, që do të konkurrojnë në 28 sporte olimpike kurse gjithë këtë aktivitet do ta ndjekin 20.000 gazetarë, fotoreporterë dhe personel televizioni.
Sportistët që do të garojnë me flamurin shqiptar në “Pekin 2008” janë Klodiana Shala dhe Dorian اollaku në atletikë, Sahit Prizreni dhe Elis Guri në mundje, Lindita Kodra në qitje, Romela Begaj, Erkand Qerimaj dhe Gerti Trasha në peshëngritje, Rovena Marku dhe Sidni Hoxha në not dhe Edmond Topalli në xhudo.
Flamuri kuqezi do të mbahet nga mundësi Sait Prizreni, një nga pretendentët e Shqipërisë për t’iu afruar zonës së medaljeve.
Fatkeqësisht shteti më i ri në botë, Kosova, do të mungojë edhe në këtë Olimpiadë, pasi Komiteti Olimpik i Kosovës nuk arriti të pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Lojërat e sivjetme olimpike si kurrë më parë në historinë e kësaj ngjarjeje, nuk kanë tërhequr më shumë vëmendje. Organizatorët e lojërave të 29-ta olimpike verore kanë shpenzuar më shumë se 100 milionë euro për ceremoninë e hapjes, e cila është më impozantja dhe më e bukura që është parë ndonjëherë. /Telegrafi