Tamli i Gjinit

BeniT

Donatorë
i Gjinit


Gjeto Basho Muji kur ishte djalë i ri ishte çoban. Duket se ishte njeri i sinqertë dhe shendet-pakët, (ose Orëlig). Ndërsa po kërkonte bagtitë e humbuna, nji natë ndigjon nji femijë që po qante. Tue ndjekë zanin, Muji i afrohet fëmijs dhe vën re si ai ishte i lidhun në djep. Menjiherë muji fillon me perkundë djepin. I kënaqun nga lëkundjet, fëmija pushon.

Në ket kohë vinë tri Zana. Ato e falnderojnë Mujin, dhe e pyesin se a mos kishte ndonji dëshirë të cilën ato do t'a ndihmonin me e realizue.

-Po kam nji deshir, u përgjegj Muji. Shokët e mij me mundin gjithmonë në të gjitha lojnat, prandaj do të kisha deshirë me i mujtë të paktën nji herë.

Nji nga zanat i jep Mujit nji pikë tamel gjini, mandej i thotë, "Provoje a mundesh me e çue ate gurin pranë teje".

Muji e provon dhe e çon gurin deri ne kërci të kambes.

Zana i jep Mujit edhe nji pikë. Ketë herë Muji e ngritë gurin deri në brez.

Me pikën e tretë të tamlit të gjinit, Muji e ngritë gurin deri në sup.

Njana nga Zanat atëherë thotë, "Mos i jep mâ se do të shkatrroje njerzimin me fuqinë e tij".

***​

Ideja e tamlit të gjinit si diçka magjike shfaqet edhe ne legjendat e Kalasë së Rozafatit. Besohet se egziston nji ujë i bardhë në kala i cili shëron famijët e semurë ose nanat që nuk kanë tamel gjini.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top