UFO ne forme piramide fluturon mbi Kremlin

madmax

lost in the ocean
“Eshte kryqezuesi imperial i Luftes Yjore”, ka bertitur me force nje deshmitar okular. Vetem se skena s'ka pasur te btente aspak me sagen e famshme kinematografike, por me Mosken, aty ku pikerisht mbi Kremlinin e vendosur ne qender te kryeqytetit rus, eshte verejtur nje piramide gjigante qe fluturonte mbi rezidencen e institucioneve qeveritare ruse. Gjithcka eshte filmuar dhe shfaqet ne dy video te derguara vazhdimisht per transmetim ne televizionet e vendit. Eshte nje anije-kozmike aliene, apo sonda e zakonshme? Apo nje mjet zbulimi sekreti i shkembyer per UFO? Per keto pyesin veten qytetaret moskovite e tani edhe mediat e te gjithe botes.

Filmimet

Imazhet jane filmuar nga dy amatore dhe pastaj jane karikuar ne Youtube http://www.youtube.com/watch?v=hGsUnC9hXmIjane duke pasur nje sukses te bujshem me klikime. Nje filmim tregon piramiden naten dhe tjetri ne driten e diellit. Sic ndodh gjithmone ne keto raste, policia refuzon te beje komente. Nick Pope, keshilltar i ministries se Mbrojtjes ne Britanine e Madhe, gjithashtu edhe ekspert UFO-sh, ka deklaruar se behet fjale per “videon me te jashtezakonshme mbi shfaqjet e UFO-s” qe ai ka shikuar ndonjehere: “Ne fillim mendoja se behej fjale per nje refleks dritash, por pastaj verejta se objekti levizte ne nje menyre te tille, sa qe mund te perjashtohet nje hipoteze e tille”.
Precedenti
Vitin e kaluar, gazeta ruse Komsomolskaya publikoi nje dokument sekret qe tregon per fluturimin e nje UFO-je gjigante mbi Kremlin ne vitin 1808. Kjo shfaqje eshte pershkruar keshtu: “Me 1 shtator 1808 ne oren 20:07, ne qiellin e kthjellet dhe te mbushur nga yjet, ndodhi nje fenomen me bukuri te pakrahasueshme. Fenomeni ishte aq i madh sa kurre nuk ishte pare ndonjehere me perpara. Gjithcka ishte e shoqeruar nga nje tingull gjithmone e me i forte, ndersa harku i shnderritshem ne qiell po shtohej ne horizont, duke kaluar nga 55 ne thuajse 90 grade. Dalengadale u ngaterrua mes reve, duke u ndalur gjate mbi Kremlin si nje piaster e drejte dhe kompakte, me gjatesi rreth 6.35 metra dhe e holle 0.35 metra, ne forme piramide”. E duket se ajo qe ka ndodhur atehere eshte perseritur edhe pas 201 vjetesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top