Vaji i ullirit permison semundjet e zemres

arber b_fier

Anëtar i ri
Shkencëtarët spanjollë pohojnë se vaji i papërpunuar i ullirit shërben si mjekim shtesë për sëmundjet të zemrës.
Gjatë një studimi, pacientëve me sëmundje të qëndrueshme të zemrës iu kanë dhënë nga 0.5 dl vaj ulliri për dy ditë.

Njëri grup i pacientëve kanë marrë vaj ulliri natyral, ndërsa tjetri vaj të rafineruar, duke pasur parasysh se vaji i papërpunuar ka më shumë fenole, të cilët janë antioksidantë të fuqishëm.

Rezultatet kanë treguar se vaji natyral i ullirit ka vepruar si anti-inflamator, dhe për pasojë, nivelet e IL-6 dhe proteinës C reaktive kanë qenë të ulëta.

Kjo ka qenë arsyeja që autorët e këtij studimi e rekomandojnë vajin e papërpunuar të ullirit për sëmundjet inflamatore dhe autoimune të zemrës
 
vaji i ullirit eshte sh i mir dhe per kancerin e gjirit tek femrat, e parandalon ate, eshte i mir per lekuren..e per shume gjera te tjera:)
 
ky studim nuk eshte bere nga spanjollet po ka nja 20 vite qe ehste vertetuar nga nje studim i madh multicentrik i bere gati ne te gjithe boten.

Vaj i ullirit i paperpunuar ose me sakte ai qe neve i themi vaj kembesh si pjesetar i rendesishem i dietes mediterrane ul rrezikun per sindromin koronar akut ku ben pjese dhe infarkti i miokardit.
Kjo nuk do te thote qe tja fusni me sa me shume vaj ulliri, por do te thote qe ne vend te gatimin me vaj misri, luledielli, apo kikiriku, te gatuhet vetem me vaj ulliri te paperpunuar. Sasia per cdo vakt per nje person duhet te jete 1 luge kafeje ose caji.

Vaji i rafinuar i ullirit, pra dhe ai qe shitet zakonisht ne shqiperi sepse vjen nga greqia dhe eshte vaj ulliri industrial dmth i perpunuar ne te nxehte, nuk shte i rekomandueshem. prandaj greket jane obeze shumica ..
Dhe ti hapesi i temes ke bere gabim kur thua qe permireson semundjet e zemres sepse zemra ka nje mal me semundje. Semundjeve autoimune si ben asnje gje vaji i ullirit.
Ai ul vetem rrezikun e semundshmerise me infarkt miokardi, angina pectoris
 
Vaji i ullirit eshte ilac per 72 semundje :)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top