Vetëm gjysma e maturantëve drejt universiteteve publike

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Qeveria përcakton kuotat: 22 nga 48 mijë aplikime gjithsej

Vetëm gjysma e të rinjve që këtë vit garojnë për në universitetet publike në vend do të mund të provojnë shijen e fituesit. Pjesa tjetër do të duhet që të gjejë zgjidhje në universitetet private, ose të provojnë sërish fatin vitin tjetër.

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se janë miratuar edhe kuotat e pranimit për në universitete. Por ato nuk i kalojnë të 22 180 të tilla. Kjo është oferta që mundet të parashtrojë qeveria edhe këtë vit për konkurrentët që duan të frekuentojnë studimet në institucionet e arsimit të lartë publik në vendin tonë. Por, ndërsa kuota e pranimeve qëndron në shifrat e diçka më tepër se sa 22 mijë vendeve, kërkesat e të rinjve të këtij viti arrijnë në rreth 48 mijë në total. Ndonëse nga ky numër mund të zbritet shifra tashmë e njohur prej dy mijë apo 2500 të rinjsh që preferojnë të studiojnë në universitetet e vendit, sërish gjysma e aplikantëve u takon që të mbeten jashtë auditorëve të universiteteve publike në vend.

Ndërkohë që një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që do të seleksionohen mes fituesve për këtë vit akademik. Nuk do të ketë rritje të tarifave të regjistrimit. Pra, të gjithë studentët do të paguajnë të njëjtën shumë sikundër edhe një vit më parë. Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e djeshme të qeverisë, gjatë fjalës së tij e theksoi fort një fakt të tillë. Nga ana tjetër, një vendimmarrje e tillë ka hedhur poshtë pretendimet dhe propozimet e disa universiteteve publike për rritjen e këtyre tarifave. "Mua mos më sillni rritje tarifash", tha dje Berisha, duke e konsideruar tashmë këtë si një çështje të mbyllur.

Aktualisht, rreth 48 mijë të rinj, maturantë të këtij viti ose jo, janë në pritje të llogaritjes së rezultateve finale të tyre të arritura përmes dhënies së katër provimeve, dy të detyruara dhe dy me zgjedhje, si edhe notës mesatare të katër viteve studimi në shkollat e mesme. Këtyre të dhënave u shtohen edhe koeficientet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe universitetet publike. Nga ana tjetër, me daljen e kuotave të pranimit vetë të rinjtë mund të llogarisin nëse kanë ose jo shanse të klasifikohen si fitues në degët e preferuara prej tyre. Kjo, edhe duke u mbështetur mbi pragjet e pranimit të një viti më parë në fakultete.
*shqip*
 
jo ne fund gushti del
thjesht emrat e notave te provimeve me detyrim kan dal
te zgjedhjeve ende jo
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top