Vetitë kuruese të kanellës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
kanella.jpg


Kanella është një produkt i cili mund të cilësohet si një zëvëndësuese e mirë e sheqerit, e cila ndihmon që ju të kurseni rreth 70 kalori.

Ajo është e mirë edhe për tërë shëndetin, vetëm një gjysmë luge kanellë në ditë mund ta zvogëlojë ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak, pastaj të triglicerideve dhe kolesterolit, te të sëmurët nga diabeti II.

Kanella po ashtu zvogëlon shtangimin e muskujve dhe nyjave, lufton inflamacionet, përmirëson shëndetin e organeve të tretjes dhe e stimulon trurin.

Sipas një studimi nëse e konsumoni nga një lugë kanellë në ditë, në të esëll, atëherë e pengoni krijimin e proteinës në tru, e cila e shkakton sëmundjen e Alzheimerit.

Njëra ndër mënyrat më të mira të konsumimit të kanellës çdo ditë, është që atë ta veni në kafe, në vend të sheqerit, ajkës, apo qumështit.



/albeu.com/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top