Xhindët dhe bota e tyre

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Për Xhinet dhe bota e tyre shumicën e lexuesve sigurisht që është i njohur se shërimi me Kur’an nuk është ndonjë gjë e re, dhe se edhe gjyshët tonë, madje stërgjyshët e katragjyshët e mëtej kanë ditur për shërimin me ndihmën e Kur’anit.

Madje edhe në vetë Kur’Anin shkruan për shërimin me të (17:82). Se sa është vlera dhe shërueshmëria e Tij, mjaftë na tregojnë edhe fjalët e Muhamedit a.s. ku thuhet:”Kënd nuk e shëron Kurr’ani, as Allahu nuk do ta shërojë”. Me vet botimin e librit të fundit të zotiit, njerzit në të fillojnë të kërkojnë jo vetëm udhën në rrugën e drejtë, por edhe ilaçet për sëmundjet e hallet e veta.

Pak janë shkencëtarë islam të cilët shkencën e shërimit me Kur’an nuk e kanë studiuar dhe dhënë kontributin nga ana e tyre. T’i përmendim vetëm disa: El-Gazali. Ibn Sinn, Suzuti, Fahrudin er-Razia, Ibn Bitsama… asnjëri prej grupeve islame as shiitët, as sunnitët, këtë shkencë nuk e hodhën, të gjithë e kanë hulumtuar mjaft seriozisht.

Shërimi me Kur’an është i lidhur me sëmundjet të cilat i nxisin xhinët, të cilët janë shumë lloje. Sipas Kur’anit(1 5 : 2 7) xhinët janë të krijuar nga flaka pa tym, mijëra vjetë para krijimit të njeriut të parë.

Para se të krijohet korja e Tokës, përbëhej flake. Në këtë mënyrë xhinët u krijuan në një formë, që të jetonin derisa toka ishte në gjendje të zjarrtë.

Në mesin e tyre, si në mesin e njerëzve, ka njerëz të mirë dhe të këqinj, ka edhe besimtarë të t’gjitha religjioneve që janë në këtë botë, ppor ka edhe jo besimtarë (72:11).

Këto qenie jomateriale janë shumë lloje. Nëse bëhet fjalë për xhinët që jetojnë nëpër vendet e pabanuara, i themi xhinijë; për ata që banojnë pranë njerëzve, i themi armir; ata që sulmojnë fëmijët quhen arvah. Prej të gjithëve, më të fuqishmit janë shejtanët ndërsa ata më të fuqishmit quhen aferitë.

Lloji i shejtanëve me emrin karin ka për detyrë ta anojë çdo njeri nga rruga e drejtë. Karinët në zemrën e njeriut futin urejtjen, lakminë, frikën, idetë për telepati, parashikim…

Në librin “Shumusul-anvar” në tërësi janë të përshkruara mundësitë e përuljeve të xhinëve (për qëllim të keq), emrat e tyre, si dhe për çka shërbejnë, cilët prej tyre njeriun mund ta fshehin prej syve të t’tjerëve (padukshmëria), cilët prej tyre mund ta dërgojnë njeriun me një çast në vendet më të largëta të rruzullit të tokës.

Ka të tillë që i mundësojnë njeriut të dërgojë dhe zbulojë mendimet e huaja, të dijnë gjuhën e zogjve dhe shtazëve të tjera…

Për çdonjërin lloj (grup) të xhinëve ekziston emri i caktuar.

Kur të dëshirohet të bëhet keq ose mirë, atëherë ai emër përsëritet gjatë ditës (gjatë një periudhe të caktuar) aq herë sa është e nevojshme që t’i plotësohet kënaqësia xhinit dhe personit që e porositë veprimin.

Xhinët jetojnë në vende të ndryshme.

Nuk janë të rrallë xhinët që strehohen nëpër gërmadha, shtëpi të vjetra dhe të pabanuara, shpella, kanjone, varreza, gropa septike, bërraka, pranë burimeve, udhëkryqe rrugësh, pastaj në vendet ku ka gjithnjë gjak, eshtra, urinë, pleh kafshësh, nëpër shkëmbinjë, gryka malesh, gurë, lumenj dhe detërashkurt, të rralla janë vendet ku nuk janë.

Disa prej tyre qëndrojnë në vendbanimet e njerëzve, më saktësisht, në vendet e ndyra siç është banjoja, dhe vendet ku hudhen plehërat. Që dëmi prej tyre të zvogëlohet, nevojitet që sa më pak kohë të qëndrohet në vendbanimet e tyre(për leximin e gazetës në banjo të mos flasim); pastaj ato vende, duke përfshirë tërë shtëpinë, duhet mbajtur sa më pastër Mbrojtja prej xhinëve është e thjeshtë.

Terapia më e mirë është pastërtia e përhershme, ajo fizike dhe shpirtërore. Edhe pse qenie jomateriale, janë të ngjashëm me njerëzit. Futen në njeriun (ndonjëherë shumë prej tyre në një njeri ), poashtu mund të sulmojnë edhe tërë familjen.

Disa njerëz mund t’i shohin e disa t’i dëgjojnë, disa mund edhe ti shohin edhe tاi dëgjojnë dhe të flasin me ta.

Sulmet (sëmundjet prej xhinëve janë rreth 100 lloje, ndërsa magjitë me ta rreth 50. Kur xhinët janë të cenuar, do të thotë, kur ndjehen ashtu, ato kalojnë në sulm, që quhet goditja xhinore.

Cenimi i tyre fillon atëherë kur në ta gjuhet uji valë ose i ndotur (sidomos në perëndimin e diellit), nëse hyjmë në hapësira (lokale) që ata i konsiderojnë të vetat (vendet e lëshuara dhe të shkreta).

Sulmet e tyre janë të tmerrshme, si për kah shpejtësia ashtu edhe për kah fuqia. Pasojat më të shpeshta janë epilepsia (sëmundja e tokës), marrja e ndonjë pjese të trupit (ndonjëherë tërë trupi), ëndërrat e shëmtuara, ankthet, halucinacionet, etj.

Xhinët para syve të njerëzve më së shumti shfaqen në formë të njeriut, por nuk janë të mëngëta edhe paraqitjet në formë të zogjve, gjarpërit, akrepit, qenit, lopëve, deleve… Ndonjëherë ata paraqiten në formën e fyytyrave të përcaktuara, të njohura për ne, madje në formë të personave të afërt me ne.

JanëXhinet dhe bota e tyre njerëz të tillë që në ndonjë mënyrë të caktuar i përfitojnë ose i detyrojnë xhinët në bashkëpunim. Si shembull mund ta marrim Babilonin e vjetër dhe sundimin e Sulejmanit a.s (Solomonit), ku sipas Kur’anit (34:12,13) xhinët ishin ata që ndërtuan tempullin e Sulejmanit.

اdo përdorim i tyre, për arritjen e qëllimeve siç janë që dikush të urrejë ose dashurojë dikë, të sëmuret a çmendet, të humbasë respektin në shoqëri, paraqet magjinë.

Kështu, magjia, ose si e quajnë në trevaat tona, sehiret, janë aq të pandashme nga xhinët.

Ata mund të jenë në marrëveshje me disa njerëz, p.sh. me parashikues të fatit, bioenergoterapeutë, fallexhi, etj. Kur bie fjala për fall dhe gjëra të ndryshme (kafe, pasul, letra, etj) metaforik është shembulli i Haxhaxhit, djali i Jusufit, kur shkoi te një magjistar.

Atëherë morri një grusht kokrrash misri, në vete i numëroi, u kthye kah magjistari dhe e pyeti se sa kokrra i ka në grusht. Magjistari i tregoi numrin e saktë, pastaj Haxhaxhi përsëri mori një grusht kokrra, por nuk i numëroi.

Në pyetjen se sa i ka tani, magjistari i tha se përgjigjen nuk e din. Atëherë Haxhaxhi pyeti: “Si e dite herën e parë?” Magjistari ia ktheu: derisa numëroje, numëronte edhe shejtani yt, i cili i tregoi shejtanit tim, e ky pastaj, më tregoi mua. Herën e dytë nuk i numërove, kështu që nuk diti as shejtani yt e as i imi”.

Sidomos në trevat tona, ka shumë hoxhë, fallexhi dhe parashikues të cilët dijnë të gjitha kur vjen i sëmuri; edhe kush ësht, se ç’flite gjatë rrugës, si e ka emrin, prej nga është, por për fat të keq, s’e dijnë atë më të rëndësishmen-si t’i ndihmohet njeriut me halle.

Ekzistencën e tyre e shfrytëzojnë edhe të tjerët për profite përsonale.

Si në çdo profesion, edhe në këtë ka një numër mjaft të madh të mashtruesve, të cilët në mënyra të ndrryshme shfrytëzojnë popullin dhe sjellin konflikte mes njerëzve.

Për keqpërdorimin e kësaj veprimtarie dhe për ata që e keqpërdorin këtë, mund të shkruhet aq shumë ssa që nuk do të mjaftonte e tërë revista. Por t’i por tl ktheheni edhe njëherë temës së magjisë.

Ibn Halddumi tha se magjia paraqet të drejtuarit e njeriut në planete, yjësi, botët e larta ose më të ulëta, dhe se e tërë kjo paraqet pabesi dhe rënie nga religjioni.

Aabu Muhammed Al-Mukaddesu në Kfij thotë:”Sehiret (magjitë) janë tekste të caktuara, hajmali, talismane dhe lidhje me ndihmën e të cilëve në zemrat dhe trupat e njerëzve krijohen barra, kështu që ai sëmuret ose vdes, ose-ndahet prej gruas”.

Magjistari që dëshiron t’i bëjë dikujt të keqen, arrin këtë në mënyrë që vijon: flet fjalë të caktuara të pakuptimta she shkruan talismane; lexon disa fjali ose ajete të Kur’anit apo emrat e Allahut i shkruan me ndytësira (gjak, urinë, etj.); mban Kur’anin ose bukën në banjo dhe ulet mbi to; merr fotografinë ose një veshje të viktimës dhe e groposë në varreza; merr sapunin me të cilin është i larë i vdekuri, si dhe thonjtë e tij dhe me këtë magjeps viktimën.

E gjithë kjo, madje më shumë, paraqet mënyrat e përfitimit ose përuljes së xhinëve, të cilët pastaj sulmojnë personin në të cilin është drejtuar magjia. Prej sulmeve (goditjeve) të tyre dhe magjive, shërimi arrihet me largimin ose shkatërrimin e xhinëve sulmues .

Për punë të suksesshme në shërimin me Kur’an si dhe për largimin dhe shkatërrimin e xhinëve, nevojiten këto kushte: vendi në të cilin punohet duhet të jetë i pastër, poashtu edhe të pranishmit; për trajtime të posaçme duhet të jetë edhe perdja; gjatë kohës së punës me të sëmurin duhet të mbisundojë qetësia; nga i sëmuri duhet të hiqen të gjithë hajmalitë, talismanet dhe të ngjajshmet; i sëmuri nuk guxon të jetë i kthyer kah dera, më së miri është që të ulet dhe nëse nuk mundet, le ta mbajnë (mashkulli mashkullin ndërsa femrën femrat); femrat gjatë shërimit nuk guxon të ketë marrëdhënie me mashkullin; gjatë shërimit nuk guxon të jetë i pranishëm personi i cili ka pasur djegie të mëdha, etj, etj.

Mirë është nëse vendi i shërimit mbushet me aromë të këndshme dhe gjithsesi duhet të dihet se në cilën kohë të ditës më së miri dëbohen grupe të caktuara të xhinëve. E tëra kjo do të thotë se marrja me këtë “shkencë” dhe me këtë punë nuk është edhe aq e thjeshtë, siç dëshirojnë ta paraqesin disa.

Më në fund, shërbehemi me fjalët e disa prej atyre që merren me këtë lëm, mjekësia oficiele duhet të hiqet nga monopoli mbi ato lëme të mjekësisë të cilat nuk mund të shpjegohen nga aspekti material, e të cilat nuk kanë sukses në shërim.

Nevojitet një bashkëpunim mjaft i madh mes të gjitha degëve të mjekësisë (edhe asaj zyrtare edhe asaj jozyrtare), sepse një fakt duhet të kenë të gjithë parasysh: të gjitha sëmundjet as nuk janë për mjekun, poashtu, as për hoxhë e fallexhi, por për çdokend që më së miri di dhe është i shkathtë.

•plani-b•​
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Xhindët dhe bota e tyre

Xhindët në Mitologjinë Shqiptare

Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e betytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet të ecë apo të derdhë ujët e hollë natën pa thënë destur dhe bismillah. Për po këtë arsye bënin kujdes edhe gratë që të mos hidhnin ujët e nxehtë me të cilin kishin larë kënanë e nuses, se po të digjnin ndonjë xhind, nusja do të shkallohej.

Në krahina të ndryshme besohet se zbresin netëve nëpër përrenj, duke u rënë daulleve dhe duke bërë potere të madhe. Në Korcë nuk e lënë ujin e të vdekurit vetë në zjarr, se thonë se e pinë Xhindët. Kurse në Tiranë, kur e fusin foshnjën në djep për herë të parë, nën shtroja i shtinë një gozhdë dhe një qese përplot me fara liri, që kur të vinë Xhindet për të marrë foshnjën, të harrohen dyke numëruar kokrrat e melit e të mos i bëjnë keq fëmijës. Në labëri, lehonën nuk e lënë të dalë jashtë për dyzet ditë: thonë se po të dalë përpara kësaj kohe do të shuplaket, sepse do t’i shkelë e kështu të sëmuret e të dalë mendsh.

Kur janë duke kënduar, nuk duhet të thuhet se po këndojnë Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe këta zhduken me të dëgjuar këngën e këndezit: ‘…këndoi kokoshi dhe iknë xhinërit’ [Pedersem, Maro Përhitura]. Në Veri, një njeriu të cilit i bie sëmundja e tokës, i thonë “Mos ke shkelë kund në trevezë zanash?”. Shëmbëllyeshëm, sipas besimit popullor, një njeri mund “të shuplaket po të shkelë në sofër (trevezë) të Xhindeve.

Nisur nga kjo e dhënë, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’është, vec se një Zanë e rrëgjuar dhe e kontaminuar prej një prej figurave më të njohura të demonologjisë islame Xhindi (‘xhini’ në njëjës). Dhe rastet kur nën emrin e krishterë apo islam fshihen mbeturina të figurave më të lashta mitologjike nuk janë të rrallë. Thërriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.

•dituriwordpress•​
 
Titulli: Xhindët dhe bota e tyre

Xhindët si njerëzit

Bota ku njeriu jeton nuk është vetëm ajo çka syri human sheh, por në të vërtetë është botë e çudirave ku gërshetohen përveç njeriut dhe ekzistenca të tjera.

Xhindet për njeriun janë një botë e padukshme. Fjala xhind është shumësi i fjalës arabe "xhinij", që domethënë: i mbuluar, i padukshëm. Xhindet sidoqoftë janë krijuar para njerëzve dhe ndryshe nga ata, xhindet u krijuan nga zjarri, gjë për të cilën flasin edhe Kurani dhe Hadithi. Ato janë qenie, të cilat ne nuk mund t’i shohim sikur janë në realitet.

Në këtë botë transcendentale, paralelisht me njerëzit (por nuk janë botë paralele) jeton edhe bota e xhinëve, nga lloji i të cilëve janë edhe shejtanët (djajtë). Këtë e vërteton edhe Kurani e Sunneti.

Jeta e xhindeve është mjaft e përafërt me jetën natyrore të njerëzve. Edhe tek ta ekziston dashuri e urrejtje, harmoni e mospajtim, miqësi e armiqësi.

Ndryshimet mes tyre dallohen nga pamja, zakonet, si dhe shpenzimet midis njërës dhe klasës tjetër sociale. Ka dallim edhe midis familjeve, qyteteve, shteteve.

Marrëdhëniet seksuale midis xhindit mashkull dhe femër janë të njëjta si tek njerëzit. Edhe te xhindet ekzistojnë ereksionet, epshi, gjakimi, dashuria, simpatia, ndjenjat, të cilat nuk ndryshojnë me asgjë nga ato njerëzore.

Nga aspekti i ngjyrave dhe pamjes janë: të kuq, të bardhë, të zinj, të verdhë dhe ngjyra të tjera që janë prezente edhe te njerëzit. Për sa i përket numrit të tyre është vështirë të numërohen të tërë, mirëpo, një pasqyrë paksa më të përafërt do të na japë hadithi i Muhammedi-t a.s., në të cilin, lidhur me këtë, thotë: “Ekzistojnë tri lloje të xhindeve: një e treta (1/3) e tyre kanë flatra dhe fluturojnë në ajër, një e treta e tyre janë në formë të gjarpërinjve e qenve, ndërsa një e treta e mbetur lëshohen e ngrihen aty ku dëshirojnë”. Secili prej këtyre tre llojeve të përmendura brenda tyre kanë edhe nënlloje të ndryshme. Qentë për shembull në të vërtetë, janë një lloj i xhindit, por qeni tejet i zi, i cili i ka dy pika të bardha mbi sy është shejtan katil.

Edhe te gjarpërinjtë ekziston e njëjta gjë, por sipas paralajmërimit të Pejgamberit a.s., gjarpërinjtë më të rrezikshëm janë helmuesit bisht cub dhe helmuesi me dy vija të zeza në shpinë. Macja e zezë nga ana tjetër është kryesisht shejtan. Për sa u përket të tjerave, xhindet mund të shndërrohen edhe në figurën e tyre. Veçanërisht xhindeshave ua ka ëndja të shndërrohen në mace me ngjyrë të çelët apo të bardhë.

Ekzistojnë lloje të xhindeve, të cilët nuk mund të shndërrohen e mishërohen (trupëzohen). Siç është, bie fjala, rasti me xhindin përcjellës të njeriut (Karinin). Përderisa është te njeriu, për të cilin është i obliguar për ta përcjellë, nuk mund të mishërohet. Pasi personi përkatës të ketë vdekur, xhindi mbetet, meqë xhindi jeton më gjatë se njeriu dhe atëherë mund të shndërrohet në diçka tjetër e të mishërohet. Gjithashtu, ekzistojnë lloje të xhindeve, të cilët nuk mund të mishërohen për shkak të mundësive të tyre të kufizuara, meqenëse mishërimi kërkon energji jashtëzakonisht të madhe. Për këtë arsye, këtë janë në gjendje ta bëjnë vetëm xhindet demonë (Ifritët).

Maridët janë xhindet që janë fare të vegjël e të dobët, deri sa të rriten e të arrijnë moshën e caktuar. Me kalimin e viteve, ata e fitojnë edhe fuqinë. Atëherë edhe ata e kanë këtë mundësi, por deri te një kufi i caktuar. Gjithashtu, edhe nga shejtanët ekzistojnë të atillë që mund të mishërohen dhe të atillë që nuk mund ta bëjnë këtë.

Akti i shndërrimit dhe i mishërimit është gjë shumë e vështirë si për xhindet, ashtu edhe për shejtanët. Për këtë lypset një mundim i madh fizik e psikik, gjë që është vështirë edhe për ta marrë me mend. Mishërimi kryhet për një a disa minuta, varësisht nga forca dhe energjia e xhindit. Për këtë shkak, është shumë vështirë, të mos themi, e pamundur dhe e paparamendueshme që xhindi të shndërrohet në fytyrë të bashkëshortit të gruas apo në ndonjë figurë të ndonjë njeriu tjetër dhe në këtë gjendje të mund të të qëndrojë për kohë të gjatë.

Xhindet apo shejtanët kanë frikë nga njerëzit. Forma në të cilën shndërrohet xhindi a shejtani, e frenon në këtë. Kështu që, po ta kapte ndokush në atë formë apo edhe ta mbyste, ai patjetër do të vdiste.

Përveç kësaj, shumë nga xhindet ua kanë frikën njerëzve, meqenëse janë të vetëdijshëm se ka njerëz që dinë të vënë kontakt me këtë botë (të xhinëve), prandaj kanë frikë se mos njerëzit e tillë do t’i denonconin te kryetari i fisit a qytetit e do të gjykoheshin me burgim, meqenëse në mesin e tyre ka edhe komunistë, budistë, çifutë e të krishterë dhe secili vepron sipas ligjit të ideologjisë së vet, por në të njëjtën kohë dhe të gjithë duhet të sillen sipas ligjeve. Në kuptimin ideologjik, doktrinar, xhindet janë pasues, njësoj si njerëzit, të religjioneve, besimeve, sekteve e drejtimeve të ndryshme.

Një pjesë dërrmuese e dijetarëve konsiderojnë se, ndonjëherë, disa individë të veçantë mund t’i shohin në format e tyre të paraqitura, e jo në format e tyre natyrore, origjinale, ndërsa disa të tjerë konsiderojnë se xhindet s’mund t’i shohin as të dërguarit, as njerëzit (e zgjedhur) të rëndomtë. Xhindet gjenden dhe banojnë nëpër shtëpitë e njerëzve. Xhindi shtëpiak e ka emrin ‘Amir, shumësi ‘Ummar. Banojnë në vende të papastra, nëpër banja, në nevojtore, në varreza, në kantiere për mbeturina e në vende të ngjashme, të ndyta.

Megjithatë për sa u përket xhindeve, gjithashtu transmetohet se xhindet frikësohen prej njerëzve siç frikohen njerëzit prej tyre.

Por paçka kësaj, njerëzit shpesh janë rrezikuar nga sulme nga ana e xhindeve, mund të jetë i shkaktuar me ndonjë veprim ose irritim pa dashje njerëzore që s’ka përherë motiv logjik, e mund të jetë edhe pa kurrfarë shkaku. Xhindet kanë fuqi të cilat njerëzit nuk i kanë. Për një gjë të tillë ka mjaft të dhëna nga burimet tradicionale dhe fetare. Ndër specifikat e tyre mbizotërojnë shpejtësia e lëvizjes, për çka bëhet fjalë në rrëfimin Kuranor, ku Sulejmani a.s. kërkon që t’ia sjellin fronin e mbretëreshës nga Saba, kurse xhindi e lajmëron. Mundësia e lëvizjes së tyre natyrore në kozmos është deri te kufiri i caktuar, sepse xhindet që nga momenti i krijimit të tyre kanë pasur mundësi të ngjiten në sferat qiellore dhe të dëgjojnë lajmet qiellore. Ata gjithashtu kanë aftësinë e ndërtimit të sofistifikuar të materialeve shkencore-teknike, të cilat kanë qenë me shekuj para atyre njerëzore, si dhe aftësinë për t’u materializuar. Mbi të gjitha, ata kanë dhe aftësinë për të qarkulluar nëpër trupin e njeriut sikur gjaku.

Nëse ndodh që njeriu pushtohet nga xhindi, atëherë shërimi i vetëm janë kurimi me librin e shenjtë dhe lutjet e bëra nga persona me besim të fortë.

Si përfundim, edhe pse në tokë flitet se ekzistojnë dy krijesat me inteligjente, njerëzit dhe xhindet, në tokë përparësi i është dhënë njeriut, pasi ai është qenia më e dashur tek Zoti.



•radiovisari•​
 
Titulli: Xhindët dhe bota e tyre

cja fusni kot te gjith ju ktu siper mer ???? po cdo gje sic jane kto fantazmat , edhe kto besimet fetare nuk vlejen 2 lek . per mua nuk ka as xhinde as fantazma as zotttttt. askush nga ne nuk i ka pare me sy , as xhindet as zotin as fantazmat . feja myslimane ju a them hapur eshte fejaaaaaaa me e ndyre qe egziston , fakti pare eshte avganistani vlezer. sa vete po vrasin veten ne emer te allahut , te gjith kamikazet qe shkatrrojn e bejn lufte. e sa per fete e tjera , feja katoli ishte e para ajo qe diukur vidhte para ne emer te zotit , neperjet shkresurinave e shum materialeve te tjera , sa per fene kristjane , i pari ishte hitleri ai qe vrau e ngriti gjith ato kampe perqendrrimi per hebrejt , me te vetmen arsye qe njerzimi te ishte vetem rrac e paster , kristjae. as gje nuk eshte e vertettt . po mbi te gjitha une sot per sot urrej te gjith ato qe perkrahin dhe jane pro islamittttt.
 
Titulli: Xhindët dhe bota e tyre

perralla per kalamaj . Vazhdoni e jetoni ne boten imagjinare .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top