Zaev: Me serbët jemi vëllezër, kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë

legjenda

Tetova
Zoran Zaev, sipas një interviste që i ka dhënë portalit serb Kurir, ende s’e sheh të zgjidhur çështjen e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Pasi të anëtarësohemi në BE, edhe për Kosovën do të gjendet një farë zgjidhjeje”, ka thënë Zaev për këtë portal pa përmendur se Maqedonia e ka njohur Kosovën.

Zaev, që pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë maqedonase, ka thënë se serbët e maqedonasit janë vëllezër, popull ortodoks që duhet ta ndihmojnë njëri –tjetrin, ndërsa e ka akuzuar Gruevskin se ka votuar pozitivisht për objektet fetare në Kosovë sikur ato të janë të shqiptarëve.

“Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë. Atje është historia e Serbisë, atje është zemra e Serbisë. Ai së paku është dashur të mbetej neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, citon Kurir të ketë thënë Zaev.

Maqedoni nuk ka struktura politike që përpiqen për skenarin që i ndodhi Serbisë, shkëputja e Kosovës, ka thënë më pas ai.

Zaev, sipas Kuririt Bashkimin Evropian e sheh si bashkim të vendeve ballkanike.

“Pasi të hyjmë në BE, askush nuk do të flasë më për kufijtë ndërmjet Serbisë, Maqedonisë e Shqipërisë dhe me siguri edhe për Kosovën do të gjendet njëfarë zgjidhje”, ka thënë ai.
www.gazetaexpress.com6478727.PNG
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top