Zemër e fortë? Zgjidhni shkallët, jo ashensorin

braziljania

Anëtar i Nderuar
Shmangni dembelizmin. Mos merrni si bëni gjithmonë ashensorin, por zgjidhni shkallët, nëse doni të keni më pak probleme me zemrën dhe doni të jetoni gjatë.

Përfundimi vjen nga një grup kërkuesish në Spitalin universitar të Ginevrës, që kanë ekzaminuar nga një pikë vështrimi gjërat që mund të ndikojnë mbi shëndetin, nëse lihet pas dore ashensori dhe përdoren shkallët. Rezultatet e kërkimit u prezantuan në European Society of Cardiology (Monaco, ESC 2008).

Sikur të ngjitësh qoftë edhe një palë shkallë në ditë, për një periudhë të paktën për tre muaj ndihmon të jetosh më gjatë, edhe pse për të pasur sukses të plotë, vetëm një pjesë shkallësh nuk mjafton.

Të zgjedhësh shkallët, në vend të ashensorit, sipas specialistëve, nuk ndihmon vetëm të humbasësh në peshë, duke përmirësuar edhe muskulaturën, por edhe të përmirësohet presioni i gjakut me pasoja pozitive për zemrën.

Në bazë të të dhënave të mbledhura, të ngjitësh e të zbresësh nga shkallët përmirëson kapacitetin aerobik, duke ulur me 15% rrezikun e përgjithshëm të lidhur me një sërë sëmundjesh, që mund të pasojnë me vdekje të parakohshme.

Për të mbërritur në këtë përfundim u rekrutuan 77 vullnetarë me një stil sedentar jete. Hynë në klasifikim ata persona që bënin të paktën 2 orë në javë aktivitet fizik, ose më pak se 10 kate të ngjitur në ditë.

Pasi iu nënshtruan analizve mjekësore, shkencëtarët i kërkuan vullnetarëve për të mbërritur në punë gjatë një viti duke përdorur vetëm shkallët. Përgjatë 3 muajve vullnetarët iu nënshtruan analizave të ndryshme, mes të cilave edhe për ndikimin e aerobisë në shëndet, që në këtë rast ishin lëvizjet e bëra gjatë përdorimit të shkallëve.

Kjo gjë u verifikua mes të tjerash, edhe me sasinë maksimale të oksigjenit me të cilin furnizohej zemra. “Një funksionim i mirë kardiovaskular gjysmon rrezikun e atakut në zemër ose të sëmundjeve që lidhen me të”- thanë specialistët, duke iu refuar përfundimit të analizave.

Të dhënat e analizave, pas 3 muajve qëvullnetarët kaluan duke përdorur shkallët ishin shumë të mira.

Philippe Meyer, koordinator i studimit sqaron se në dukje zgjedhja për të përdorur shkallët në vend të ashensorit, mund të tingëllojë banale, por përfundimet shkencore treguan që ndikimi në shëndet është në niveli të kënaqshme, madje edhe të dukshme.


g.shekulli*
 
ndaj shqiptaret duhet te heqin dore nga te bredhurit me makine se ju eshte bere semundje kjo makina , sepse jo per gje po skemi as krevate ne spital qe te shtrohen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top